Lajmet

Twitch i kërkohet dëmshpërblim prej 2.8 miliardë dollarësh për transmetimet pirate të Kampionatit Anglez

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 17 Dhjetor 2019
0
Rambler Group thotë se të drejtat ekskluzive të transmetimit janë shkelur nga shërbimi mëse 36,000 herë mes Gushtit dhe Nëntorit. Twitch i kërkohet dëmshpërblim prej 2.8 miliardë dollarësh për transmetimet pirate të Kampionatit Anglez

Kompania e tretë më e madhe e internetit në Rusi paditi Twitch duke kërkuar një dëmshpërblim prej 2.8 miliardë dollarë për transmetimin pirat të Kampionatit Anglez.

Rambler Group thotë se të drejtat ekskluzive të transmetimit janë shkelur nga shërbimi mese 36,000 herë mes Gushtit dhe Nëntorit.

Si rezultat kompania kërkon ndalimin e platformës në pronësi të Amazon në Rusi. Rusia është tregu i tretë më i madh në botë i Twitch me 15 milionë përdorues aktivë në ditë në mbarë botën.

Termat dhe kushtet e përdorimit të shërbimit thonë se përdoruesit nuk mund të ndajnë përmbajtje pa lejen nga mbajtësit e të drejtave të autorit ku përfshihen filmat, programet televizive dhe ndeshjet sportive.

Çështja pritet të dalë para një gjykate në Moskë më 20 Dhjetor. Rambler bleu të drejtat e transmetimit të Premier League në 2019-ën për tre sezone në Rusi.

Aktualisht është në bisedime me Twitch për të arritur një marrëveshje. Amazon e bleu Twitch në 2014-ën për 970 milionë dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Sony ka shitur 100 milionë PlayStation 4