Lajmet

Twitch sjell një opsion për tu kthyer pas gjatë transmetimeve live

Nga: PCWorld
Publikuar , 22 Tetor 2021
Një transmetues duhet të ketë opsionin VOD të aktivizuar që përdoruesit të shfrytëzojnë butonin Rewind. Twitch sjell një opsion për tu kthyer pas gjatë transmetimeve live

Ju munguar ndonjëherë një moment i madh gjatë një transmetimi live në Twitch? Në të ardhmen kjo mund të ndryshojë. Sipas the Verge, Twitch do të lançojë një buton quajtur “Rewind” për transmetimet live.

Duke e klikuar do të ktheheni 2 minuta pas në një transmetim live me opsionin për tu kthyer pas në të gjithë historikun e transmetimit ose të luani transmetimi me një shpejtësi të reduktuar.

Në të njëjtën kohë nëse klikoni këtë buton mund të shikoni çfarë po ndodh në transmetim live falë një dritareje “picture-in-picture.”

Megjithatë një transmetues duhet të ketë opsionin VOD të aktivizuar që përdoruesit të shfrytëzojnë butonin Rewind.

Afro 1/4 e përdoruesve do të ketë akses tek opsioni i ri në ditët në vijim sipas Twitch. /PCWorld Albanian

 

LEXO EDHE:  Apple ndërpret prodhimin e MacBook dhe iPad

Tags >

twitch