Lajmet

Twitter adopton stilin e fotove dhe videove të Instagram

Nga: PCWorld
Publikuar , 10 Shtator 2021
Tashmë rrjeti social ka eliminuar prerjen e imazheve megjithatë dizajni i ri sjell një stil Instagram në elementët vizualë. Twitter adopton stilin e fotove dhe videove të Instagram

Rrjeti social Twitter ka nisur testimet me përmbajtjet foto dhe video të cilat mbulojnë anët e ekranit duke krijuar një eksperiencë të ngjashme me Instagram.

Këtë ndryshim Twitter e shpjegoi si një mënyrë për të mbështetur bisedat vizuale apo me tekst. Nëse aplikohet do të ndihmojë rrjetin social të adresojë një shqetësim të përdoruesve që ishte prerja e imazheve në formë katrore.

Tashmë rrjeti social ka eliminuar prerjen e imazheve megjithatë dizajni i ri sjell një stil Instagram në elementët vizualë.

Shumë përdorues kanë qenë të pakënaqur me ndryshimet e Twitter. Mjafton të kërkoni hashtagun “New Twitter” do të vëreni ankesa pafund nga ndërfaqja, tek tekst.

Ndërfaqja e re po testohet në iOS dhe jo Android ndërsa shihet si një përpjekje për të nxitur krijimin dhe konsumin e përmbajtjeve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Teksti i ri i Twitter ju shkakton përdoruesve dhimbje koke

Tags >

Twitter