Analiza

Twitter aplikon për një IPO me vlerë prej 1 miliard dollarë

Publikuar , 05 Tetor 2013
0
Twitter aplikon për një IPO me vlerë prej 1 miliard dollarë

Twitter gjatë të enjtes ka futur në dosje kërkesën për të marrë 1 miliard dollarë në ofertimin e vet publik në javët e ardhshme dhe listohet me shenjën “TWTR”.

Ndërmarrja ka paraqitur një formë S-1 tek Komisioni për Siguri dhe Shkëmbim, që zbuloi se tani ka 218.3 milionë përdorues aktivë në muaj në tremujorin e dytë të vitit, më tepër se 100 milionë përdorues aktivë ditorë dhe mbi 500 milionë cicërima gjatë ditës.

Twitter tha po ashtu që ka siguruar të ardhura prej 316.9 milionë dollarë në vitin 2012, kështu që është në një ritëm për të dalë më mirë këtë vit, me të ardhurat që kanë arritur numrin prej 253.6 milionë dollarë në gjashtë mujorin e parë të këtij viti.

Sidoqoftë, ndërmarrja nuk është në vazhdimësi fitimprurëse: ajo ka humbur afërsisht 80 milionë dollarë në vitin 2012 dhe raportoi një humbje neto prej 69 milionë dollarësh në gjashtë mujorin e parë të këtij viti.

Për dallim nga rrjeti social Facebook, përdorimi mobil i të cilit u shënjua me një flamur të kuq për investitorët që kanë drejtuar IPO-në, statistikat mobile për rrjetin Twitter janë mjaft mbresëlënëse: 75% e përdoruesve aktivë mujorë në Twitter i qasen rrjetin shoqëror nga një pajisje mobile dhe 65 për qind e përfitimeve nga reklamat për ndërmarrjen thuhet që vijnë nga pajisjet mobile.

Në krahasim me të, Facebook-u tha që 41 për qind të përfitimeve për të vijnë nga pajisjet mobile në tremujorin më të fundit të këtij viti. Twitter lajmëroi në një cicërim muajin e kaluar që ka marrë përparësinë e Dekretit JOBS për të paraqitur fleta pune të besueshme tek Komisioni për Siguri dhe Shkëmbim për t’u bërë ndërmarrje publike.

LEXO EDHE:  Samiti i G20-ës diskuton rregullimin dhe taksimin e kriptomonedhave

Twitter ka paralajmëruar që është afër lëshimit të formës së vet S-1 me një cicërimë dhe, në atë që mund të jetë një fletë e parë punuese, përfshinte shumë cicërima që vinin në pah se si brendet dhe figurat e njohura kishin përdorur shërbimin përgjatë viteve. (PCWorld Albanian)

Twitter4

Lajmet e fundit>