Analiza

Twitter arrinë në 1.000 cicërima për sekondë

Publikuar , 04 Korrik 2010
0
Twitter arrinë në 1.000 cicërima për sekondë

Twitter gjithashtu ka shënuar rekord prej më shumë se 2 miliard cicërima gjatë një muaji të vetëm për herë të parë qysh prej se është paraqitur në treg. Gjatë qershorit, shifra kishte arritur mbi 2.3 miliard cicërima.

Muajin që shkoi, shefi operativ i Twitter, Dick Costolo paralajmëroi se kompania ka arritur në dy miliard cicërima dhe se rreth 65 milion cicërima po burojnë nga Twitter çdo ditë, që është e barabartë me rreth 1.96 miliard cicërima çdo muaj.

Twitter ka arritur në 15 miliard cicërima gjatë fundit të muajit maj, tre muaj pasi ka arritur të thyej rekordin prej 10 miliard.

Costolo ka thënë gjithashtu se shërbimi po sheh rreth 130.000 regjistrime të reja çdo ditë, megjithëse nuk është e qartë sa prej tyre janë individë e sa janë biznese. Përveç kësaj gjatë muajit që shkoi kompania me ndikim bëri të ditur se ishte duke punësuar një Washington Iiaison për të menaxhuar marrëdhëniet me Shtëpinë e Bardhë.

Në një intervistë ekskluzive me The Telegraph në muajin maj, z. Costolo tha se Los Angeles dhe New York janë bazat e caktuara tek të cilat parashihet zgjerimi i radhës,  dhe më pas theksoi se edhe në Britani e Japoni, ku po rritet ueb faqja me të madhe, zgjerimi është i paevitueshëm.

Në qershor, themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg pranoi se ai i ka kushtuar “shumë” vëmendje Twitter-it nga frika se rritja e faqes për mikroblog do të tejkalojë atë të rrjetit social. “Më lejoni të them se Twitter-it, thjeshtë sipas mendimit tim po i kushtohet shumë rëndësi”.

Pasi dështoi në vitin 2008 për të blerë Twitter, Facebook më pas shpalosi përditësime të statusit në kohë relae, që shumë i ngjanin veçorisë së Twitter me cicërimat me 140 karaktere. Zuckerberg tani duket se po ndihet i kërcënuar nga rritja e shpejtë e Twitter. “Unë po e përcjelli shkallën e rritjes dhe nëse vazhdon kështu për 12 apo 18 muaj, atëherë brenda një viti ata do të jenë më të mëdhenj se ne… Duket se ata kanë pësuar një rritje jonatyrale. Ata kanë pasur shumë vëmendje prej mediave dhe duket se ata u rritën shumë shpejtë brenda një periudhe shumë të shkurtë” tha ai.

LEXO EDHE:  Facebook vazhdon të rritet

Të gjitha ata që dëshirojnë të përcjellin cicërimat e PCWorld Albanian, mund të klikojnë tek twitter.com/pcworldalbanian

Lajmet e fundit>