Lajmet

Twitter bën gatin kopjen e Clubhouse

Nga: PCWorld
Publikuar , 11 Mars 2021
Në të vërtetë këtë lajm e dha vetë nga Twitter Spaces i cili aktualisht është i disponueshëm vetëm në mënyrë të kufizuar. Twitter bën gatin kopjen e Clubhouse

Twitter ditën e sotme tha se opsioni i ri “Spaces”, i ngjashëm me dhomat e bisedave të rrjetit social popullor Clubhouse do të mbërrijë tek të gjithë përdoruesit në muajin Prill.

Në të vërtetë këtë lajm e dha vetë nga Twitter Spaces i cili aktualisht është i disponueshëm vetëm në mënyrë të kufizuar.

Me Spaces Twitter ju jep mundësi përdoruesve të krijojnë ose ti bashkohen këtyre dhomave të bisedave. Ai që krijon Space ka privilegjin e të folurit ndërsa ata që i bashkohen mund vetëm të dëgjojnë. Megjithatë mund të ftojë deri në 9 folës të tjerë.

Edhe pse numri i folësve është i kufizuar në vetëm 10, numri i atyre që mund të dëgjojnë nuk ka një limit. Spaces janë ofruar në versionin beta në Android dhe iOS prej ca kohësh dhe krijimi i tyre është i kufizuar vetëm për disa përdorues të caktuar.

Të gjithë përdoruesit Android dhe iOS mund ti bashkohen një dhome të tillë krijuar nga dikush në fazë testimi. Vetëm procesi i krijimit është i kufizuar aktualisht. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Instagram ka një mënyrë për të mbrojtur llogaritë e përdoruesve prej hakerëve

Tags >

Twitter