Lajmet

Twitter.com shton njoftimet që hapen për favorizimet, ndjekësit dhe të tjera

Publikuar , 11 Prill 2014
0
Twitter.com shton njoftimet që hapen për favorizimet, ndjekësit dhe të tjera

final.0_standard_640.0Si pjesë e përpjekjeve të veta për të siguruar përdoruesit e rrjetit Twitter që cicërimat e tyre janë duke u lexuar, rrjeti social po lëshn njoftime në shfletues për vizitorët në Twitter.com. Gjatë javëve të ardhshme, përdoruesit e faqes do të fillojnë të shohin njoftime për replikat, parapëlqimet dhe ricicërimet.

Ju po ashtu mund ta ndryshoni këtë opsion për të pranuar njoftime për porositë e reja të drejtpërdrejta private që ju vijnë si dhe për ndjekësit e rinj. Dhe njoftimet janë interaktive, duke ju mundësuar që të bëni replikë, të favorizoni dhe të ndiqni nga vetë njoftimi.

Facebook kohë më parë ka vendosur njoftimet brenda shfletuesit dhe Tumblr i ka lëshuar ato një vit më parë. Një metodë kjo e dëshmuar që i bën përdoruesit të kalojnë më tepër kohë në rrjete sociale – dhe duke i parë vështirësitë me të cilat Twitter ballafaqohet për të tërhequr dhe mbajtur përdorues, është një lëvizje kjo e cila mund të thuhet se është vonuar. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Pas 12 vitesh largohet nga Twitter bashkëthemeluesi

Lajmet e fundit>