Lajmet

Twitter del në mbrojtje të grupeve fetare

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 10 Korrik 2019
0
Kompania mori mëse 8,000 përgjigje nga 30 vende të botës menjëherë pas propozimit. Pjesën më të madhe të feedbackut e morën pikërisht këto grupe fetare. Twitter del në mbrojtje të grupeve fetare

Rrjeti social Twitter ditën e sotme solli një mori ndryshimesh në politikat e saj për të adresuar gjuhën e urrejtjes ndaj grupeve fetare, një ndryshim i madh në mënyrën sesi platforma moden gjuhën e urrejtjes.

Politika do të hyjë në fuqi nga dita e sotme dhe praktikat e moderimit do të jenë aktive nga dita e sotme.

Nëse politika e re është e suksesshme, Twitter tha se mund të aplikojë një standard të ngjashëm edhe në grupet të tjera të mbrojtura në të ardhmen.

Vitin e kaluar Twitter kërkoi nga përdoruesit ta ndihmojnë në rishkrimin e politikave të dehumanizimit.

Kompania mori mëse 8,000 përgjigje nga 30 vende të botës menjëherë pas propozimit. Pjesën më të madhe të feedbackut e morën pikërisht këto grupe fetare.

Politika e re paraqiti disa shembuj sesi shënjestrohen anëtarë të grupeve të ndryshme religjioze. Cicërimat të cilat dehumanizojnë njerëz bazuar në qëndrimet e tyre fetare duke i quajtur “minj”, “viruse” apo “kafshë të ndyra” do të ndalohen nga rregullat e reja të platformës.

Twitter gjithnjë ka hasur vështirësi me menaxhimin dhe kontrollimin e ngacmimit online. Muajin e kaluar kompania tha se do të lajmëronte përdoruesit nëse cicërima nga figura të njohura politike shkelnin rregullat e platformës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Huawei mashtron publikun në lidhje me performancën e telefonëve

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>