Lajmet

Twitter do ta bëjë më të lehtë të gjeni përmbajtjet që pëlqeni

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 12 Nëntor 2019
0
Twitter filloi lançimin e funksionit që bën të mundur ndjekjen e tematikave në mënyrë që të mos ndiqni vazhdimisht hashtaget. Twitter do ta bëjë më të lehtë të gjeni përmbajtjet që pëlqeni

Llogaritë që ndiqni në Twitter mund të mos jenë të vetmet të cilat ju interesojnë dhe rrjeti social ka do tu japë një mundësi tjetër për ti gjetur ato.

Twitter filloi lançimin e funksionit që bën të mundur ndjekjen e tematikave në mënyrë që të mos ndiqni vazhdimisht hashtaget.

Kur funksioni të jetë live për llogarinë tuaj, Twitter do të pyese nëse doni të shikoni më shumë rreth një tematike të caktuar direkt në kohështrirje në varësi të llogarive që ndiqni dhe përmbajtjeve që kërkoni.

Nuk do të jetë i disponueshëm për çdo lloj subjekti që dëshironi momentalisht por Twitter ka planifikuar ta zgjerojë në muajt në vazhdim.

Duke ndjekur tematikat, njerëzit mund të shohin cicërima nga llogari të shumta ekspertësh, fansash apo thjeshtë për gjëra që kanë qejf të mësojnë sa më shumë.

Tematikat mund ti menaxhoni nga menuja në kohështrirje dhe nga aty mund të tërhiqni ndjekjen e disa prej tyre. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Rrjeti social Twitter jashtë shërbimi

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>