Lajmet

Twitter do të shfaqë fotot e publikuara në formatin e tyre origjinal

Nga: PCWorld
Publikuar , 11 Nëntor 2021
Ndryshimet e fundit të Twitter për mënyrën sesi përpunon fotot vjen pasi kompania u kritikua për prerjen e fotove vitin e kaluar. Twitter do të shfaqë fotot e publikuara në formatin e tyre origjinal

Twitter ka vendosur të mos i presë më imazhet në ueb. Është i njëjti algoritëm që Twitter lançoi pak muaj më parë në Android dhe iOS duke ndaluar prerjen e imazheve dhe shfaqjen e tyre të plotë në formatin origjinal.

Kështu gjatë shfletimit do të shikoni imazhet të plota edhe kur aksesoni nga shfletuesi. E njëjta vlen edhe për postimet tuaja. Do të shikoni një paraqitje të plotë të imazhit formati i të cilës nuk do të prishet.

Ndryshimet e fundit të Twitter për mënyrën sesi përpunon fotot vjen pasi kompania u kritikua për prerjen e fotove vitin e kaluar.

Disa përdorues kishin vënë re se algoritmi i prerjes automatike të fotove favorizonte fotot e njerëzve pa ngjyrë. Pas një hetimi Twitter tha se nuk kishte gjetur që algoritmi ishte i njëanshëm dhe bënte dallime të tilla. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  WhatsApp në desktop nuk do të funksionojë pa verifikim biometrik

Tags >

Twitter