Lajmet

Twitter etiketon mediat shtetërore

Nga: PCWorld
Publikuar , 07 Gusht 2020
0
Edhe llogaritë e editorëve dhe stafeve do të etiketohen. Por media e financuara publikisht me pavarësi redaksionale si BBC dhe NPR nuk do të etiketohen. Twitter etiketon mediat shtetërore

Twitter tha se nuk do të amplifikojë më cicërimat e mediave të kontrolluara nga shtetet duke i përjashtuar nga sistemi i saj i rekomandimeve.

Si rezultat llogaritë e prekura do të shfaqen më pak në rezultatet e kërkimit, njoftime dhe në kohështrirjen e përdoruesve.

Kompania do të etiketojë edhe media të lidhura me qeveritë në Kinë, Francë, Rusi, Britani dhe SHBA.

Russia Today dhe Xinhua News do të preken nga ndryshimi. Me këtë ndryshim Twitter thotë se do tu japë njerëzve më shumë kontekst rreth asaj çfarë shohin në median sociale.

Platforma të tjera si YouTube tashmë etiketojnë organizatat mediatike shtetërore. Etiketimi i mediave shtetërore në Twitter do të bëhet për ata media ku shteti ka kontroll mbi redaksinë përmes burimeve financiare, presionit politike, prodhimit dhe shpërndarjes së lajmit.

Edhe llogaritë e editorëve dhe stafeve do të etiketohen. Por media e financuara publikisht me pavarësi redaksionale si BBC dhe NPR nuk do të etiketohen.

Madje Twitter do të etiketojë edhe ministra të jashtëm, institucione, ambasadorë dhe zyrtarë të lartë shtetërore në pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara që janë Kina, Franca, Rusia, Britania dhe SHBA.

Por llogaritë personale të politikanëve nuk do të etiketohen. Përshembull llogaria e Trump @realdonaltrump nuk do të etiketohet ndërsa ajo zyrtare @potus do të identifikohet. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Opsioni i ri do ta bëjë më të lehtë ndjekjen e replikave në Twitter

Tags >

Twitter