Lajmet

Twitter fushatë kundër llogarive të lidhura me qeverinë Iraniane

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 14 Qershor 2019
0
Kompania tha se shumica e llogarive përhapnin lajme që synonin të mbështesnin interesat gjeopolitike iraniane, ose të funksionojnë si profile të rreme për të manipuluar debatin në internet. Twitter fushatë kundër llogarive të lidhura me qeverinë Iraniane

Kompania Twitter thotë se ka fshirë rreth 4.800 llogari të cilat beson se “janë të lidhura ose të mbështetura drejtpërdrejt nga qeveria iraniane” dhe i ka arkivuar ato në bazën publike të të dhënave.

Kompania tha se shumica e llogarive përhapnin lajme që synonin të mbështesnin interesat gjeopolitike iraniane, ose të funksionojnë si profile të rreme për të manipuluar debatin në internet.

Një nëngrup i vogël, me origjinë nga Irani, ishte “angazhuar vetëm në diskutime në lidhje me Izraelin” shkruan Radio Evropa e Lirë.

Twitter tha se ka hequr edhe katër llogaritë tjera që beson se janë të lidhura me Agjencinë ruse për Hulumtime të Internetit (IRA).

Kjo kompani ishte akuzuar nga agjencitë e inteligjencës amerikane se ka punuar me inteligjencën ruse për të përhapur keqinformimin gjatë zgjedhjeve të vitit 2016 në SHBA.

Twiitet njoftoi se ka fshirë edhe 33 llogari me origjinë nga Venezuela, dhe 130 llogari të lidhura me lëvizjen katalunase të pavarësisë në Spanjë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  20 vite kanë kaluar që kur "lindi" ky smartfon ikonik

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>