Biznes

Twitter gati ti përgjigjet kërkesave të Elon Musk

Nga: PCWorld
Publikuar , 09 Qershor 2022
Multimiliarderi ka shprehur shqetësim lidhur me pretendimet e Twitter se llogaritë e rreme ishin vetëm 5% e 229 milionë përdoruesve. Twitter gati ti përgjigjet kërkesave të Elon Musk

Twitter është përgatitur për tu përgjigjet kërkesave të Elon Musk lidhur me llogaritë e rreme pasi shefi i Tesla kërcënoi me tërheqjen nga marrëveshja.

Gjiganti i medias sociale do ti ofrojë Musk akses në të dhënat e më shumë se 500 milionë cicërimave publikuar çdo ditë sipas Washington Post. Një numër kompanish tashmë paguajnë për akses në këtë të dhëna.

Musk paralajmëroi Twitter ditën e Hënë se do të tërhiqej nga blerja 44 miliardë dollarë e kompanisë nëse nuk kishte mjaftueshëm informacion në dispozicion lidhur me llogaritë e rreme.

Multimiliarderi ka shprehur shqetësim lidhur me pretendimet e Twitter se llogaritë e rreme ishin vetëm 5% e 229 milionë përdoruesve.

Mungesa e këtij informacioni nga Twitter u konsiderua nga Musk si shkelje e marrëveshjes dhe ky i fundit tha se do të largohej pa paguar as dëmshpërblimin 1 miliardë dollarë në rast se do të dështonte.

Llogaritë e rreme ose spam njihen si llogari robotike dhe janë të automatizuara, pra nuk përdoren nga njerëzit. Ato përdorin funksionin e replikës ose mesazheve direkte për të dërguar reklama apo skema mashtrimi tek përdoruesit apo përpiqen të influencojnë debatin publik duke shpërndarë propagandë politike. /CIO Albanian

LEXO EDHE:  Një iPhone sot kushton 400 dollarë më shumë sesa 14 vite më parë