Blog

Twitter hapësirë e madhe dezinformimi thotë një studim

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 03 Maj 2019
0
Sipas një studimi të Media Matters, në 30% të rasteve mediat publikojnë informacione të rreme për qëndrimet e Trump. Në 65% të rasteve dështojnë të krijojnë kontekt bazuar në ato cicërima. Twitter hapësirë e madhe dezinformimi thotë një studim

Kur bëhet fjalë për të shpërndarë qëndrime, deklarata dhe lajme të rreme dhe që shkaktojnë konfuzion, Twitter është vendi perfekt.

Sipas një studimi të Media Matters, në 30% të rasteve mediat publikojnë informacione të rreme për qëndrimet e Trump. Në 65% të rasteve dështojnë të krijojnë kontekst bazuar në ato cicërima.

E gjitha kjo është shumë më shqetësuese kur mendojmë se ka njerëz të shumtë të cilët marrin lajmet nga cicërimat në Twitter dhe nuk lexojnë asnjëherë të plota lajmet ku gjejnë më shumë kontekst.

Studimi analizoi mbi 2,000 cicërima të postuara nga mediat Amerikane gjatë periudhës 26 Janar deri më 15 Shkurt. Gjeti se mediat kishin amplifikuar dezinformimin e Trump mëse 400 herë gjatë një periudhe tre javore.

Sipas Media Matters problemi vjen nga mënyra se gazetarët janë trajnuar për të shkruar tituj lajmesh. Gjithashtu problem shihet edhe limiti prej 280 karakteresh i Twitter i cili është i vogël për të dhënë kontekst lajmi dhe si rezultat paraqitet i cunguar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Twitter me rregulla të reja për postimet e politikanëve

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>