Ju desh pak kohë por që pritja ja ka vlejtur. Twitter.com i ri ka mbërritur. Pas disa muajsh testime rrjeti social i mikroblogimit tha se ka nisur lançimi i versionit të ridizajnuar globalisht duke ju sjellë njerëzve një eksperiencë më të shpejtë, më të lehtë shfletimi dhe me më shumë mundësi përshtatjeje.
Përveç se e ka bërë ndjekjen e bisedave më të lehtë, Twitter thotë se qëllimi i kësaj eksperience të përditësuar është krijimi i një konsistence me platformat mobile dhe eksperiencën që përdoruesit kanë aty.
Për këtë ridizajnimi më i madh i Twitter ndër vite e bën më të thjeshtë aksesimin e opsioneve Explore, Bookmarks, Lists, Direct Messages dhe Profile pa pasur nevojë të kaloni nga një tab tek tjetri dhe nga një dritare tek tjetra.
Twitter gjithashtu e di se dikush mund të ketë disa llogari prandaj do ti lejojë përdoruesit të kalojnë nga njëra tek tjetra nga paneli anësor i navigimit pa qenë nevoja të dalin dhe hyjnë nëpër llogari të tjera.
Dhe nëse shqetësimi i juaj është “Dak Mode” Twitter ka shtuar temat e reja “Dim” dhe “Dark Mode” e vërtetë së bashku me opsionet e ngjyrave me të cilat ndiheni më rehat dhe me llogari të personalizuar.
Nëse ende nuk e keni dizajnin e ri, është çështje kohe përpara se të filloni të luani me të. /PCWorld Albanian