Lajmet

Twitter kërkon sugjerime për përmirësimin e cilësisë së përmbajtjeve shpërndarë në platformë

Mar 2 2018
0 Shpërndarje
Ai tha se disa prej tyre janë abuzimet, ngacmimet, manipulimet përmes robotëve por edhe koordinimin njerëzor, fushatat keq informuese dhe zëra përçarës. Twitter kërkon sugjerime për përmirësimin e cilësisë së përmbajtjeve shpërndarë në platformë Photo Source: Reuters

Twitter tha ditën e Enjte se do të përmirësonte cilësinë e bisedave në sajtin e mikroblogimit në përpjekje për të adresuar kritikat ndaj medias sociale.

Rrjeti social akuzohet se ka dështuar në mbrojtjen e konsumatorëve nga abuzimi online dhe manipulim politik.

Qasja e re e Twitter do të bazohet në matës së shëndetit të bisedave publike dhe ka krijuar një uebsajt ku të gjithë mund të dërgojnë propozimet e tyre.

Në një seri cicërimash ditën e Enjte, shefi ekzekutiv Jack Dorsey tha se Twitter nuk kishte parashikuar asnjëherë pasojat negative të komunikimit publik.

Ai tha se disa prej tyre janë abuzimet, ngacmimet, manipulimet përmes robotëve por edhe koordinimin njerëzor, fushatat keq informuese dhe zëra përçarës.

Dorsey tha se Twitter është përqendruar në heqjen e përmbajtjeve që binin ndesh me termat e përdorimit por tha se tashmë duhet një qasje e re.

Në Gusht të 2016-ës Twitter kishte fshirë 235,000 llogari në gjashtë muaj për promovim të ekstremizmit.

Më pas u akuzua se Rusia kishte përdorur rrjetin social për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale Amerikane. /PCWorld Albanian

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>