Lajmet

Twitter kopjon eksperiencën e videove të TikTok dhe Instagram Reels

Nga: PCWorld
Publikuar , 30 Shtator 2022
Përditësimi do ta bëjë shikimin e videove në Twitter një eksperiencë të ngjashme  me TikTok apo Instagram Reels, të paktën për nga ndërfaqja e përdoruesit. Twitter kopjon eksperiencën e videove të TikTok dhe Instagram Reels

Videot në Twitter do të ngjajnë si ato në TikTok. Kompania njoftoi se përdoruesit do të shohin një luajtës videosh në ekran të plotë kur shohin klipe.

Twitter gjithashtu mori edhe gjestin e tërheqjes nga poshtë lart ku përdoruesit mund të shfletojnë pafundësisht nëpër videot e publikuara në platformë.

Përditësimi do ta bëjë shikimin e videove në Twitter një eksperiencë të ngjashme  me TikTok apo Instagram Reels, të paktën për nga ndërfaqja e përdoruesit.

Ndryshimet aktualisht janë aplikuar vetëm në aplikacionin iOS të Twitter por kompania tha se një përditësim i ngjashëm do të vijë në Android në “javët në vijim.”

Edhe pse Twitter ka promovuar videot në platformë për një kohë të gjatë, në pjesë të ndryshme të aplikacionit, ndryshimi është një prej lëvizjeve më agresive për të shtyrë formatin video më shumë tek përdoruesit.

Kompania gjithashtu po eksperimenton me një hapësirë të re rekomandimi të videove në faqen Explore të rrjetit social. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ndarja e tregut celular: ONE u rrit edhe në 2021, bien Vodafone dhe ALBtelecom