Më pak një vit nga nisja e testimeve, Twitter sot hapi Spaces për të gjithë përdoruesit. Nga dita e sotme kushdo në Android ose iOS mund të hostojë një Space pavarësisht sesa ndjekës keni.
Që nga muaji Maj ky opsion ishte vetëm për përdoruesit me më shumë se 600 ndjekës. Kompania kishte thënë se do të vendoste një limit për të siguruar një eksperiencë të mirë.
One more mic check…the option to host a Space is now rolling out to everyone on Android and iOS!
New to Spaces? Here’s a thread to help you out… (1/7)
— Twitter Support (@TwitterSupport) October 21, 2021
Tani që ai opsion është i disponueshëm në Android dhe iOS, ju mund të filloni dhomën tuaj zanore duke shtypur butonin e krijimit dhe më pas ikonën Space.
Arsyeja pse Twitter ka pritur një vit thuajse për implementimin e tyre është shtimi i funksionaliteteve të reja dhe përmirësimi i eksperiencës. /PCWorld Albanian