Lajmet

Twitter lançon në Android versionin e vet të Clubhouse

Nga: PCWorld
Publikuar , 04 Mars 2021
Kompania thotë se përdoruesit Android mund vetëm të bashkohen dhe bisedojnë në Spaces por jo ende të fillojnë një hapësirë të tillë. Twitter lançon në Android versionin e vet të Clubhouse

Twitter ditën e Mërkure tha se do të niste ofrimin e dhomave për biseda audio njohur si Twitter Spaces për të gjithë përdoruesit Android. Më përpara  kjo eksperiencë ofrohej vetëm për një numër të kufizuar përdoruesish në iOS pas lançimit të një beta private në Dhjetor të 2020.

Kompania thotë se përdoruesit Android mund vetëm të bashkohen dhe bisedojnë në Spaces por jo ende të fillojnë një hapësirë të tillë.

Ky funksionalitet do të shtohet së shpejti thotë Twitter pa ofruar një afat. Ky version i konkurruesit Clubhouse në iOS vjen në përgjigje të popullaritet në rritje të këtij të fundit.

Kujtojmë se vitin e kaluar Twitter lançoi cicërimat audio prej 140 sekondash që përkon me limitin origjinal të cicërimave prej 140 karakteresh. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Twitter lançon kopjen e Clubhouse për të gjithë përdoruesit