Lajmet

Twitter lançon një abonim për përdoruesit me pagesë

Nga: PCWorld
Publikuar , 31 Maj 2021
Është raportuar edhe më herët se Twitter po punon për të ofruar funksione të avancuara për përdoruesit me pagesë. Twitter lançon një abonim për përdoruesit me pagesë

Rrjeti social Twitter prezantoi një shërbim të ri abonimi në dyqanet e aplikacioneve, një tregues se gjiganti i medias sociale po përgatitet ta lançojë së shpejti.

Abonimi kushton 2.99 dollarë në SHBA ndërsa Twitter ska dhënë asnjë informacion shtesë për të konfirmuar pretendimet e një shërbimi me të cilin përdoruesit mund të tërheqin cicërimat e publikuara.

Është raportuar edhe më herët se Twitter po punon për të ofruar funksione të avancuara për përdoruesit me pagesë.

Edhe pse është listuar në dyqanet e aplikacioneve, abonimi “Twitter Blue” nuk është plotësisht i aktivizuar për përdoruesit.

Sipas spekulimeve ky abonim sjell opsione si “undo tweet” apo një modalitet leximi duke i bërë statuset e gjata më të lehta për tu lexuar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bitcoin rritet pas një komenti të Musk në Twitter

Tags >

Twitter