Lajmet

Twitter lanson matësin politik për zgjedhjet në ShBA

Publikuar , 02 Gusht 2012
0
Twitter lanson matësin politik për zgjedhjet në ShBA

Twitter sapo ka lajmëruar lëshimin e Indeksit të vet Politik. Ky indeks, thotë Twitter, është “një matës ditor i ndjenjave të përdoruesve të Twitterit ndaj kandidatëve siç shprehen në gati dy milionë cicërima çdo javë.”

Çdo ditë, Twitter do të vlerësojë dhe masë ndjenjat e paraqitura në cicërima në të cilat përmendet Barack Obama dhe Mitt Romney dhe të cilat kalojnë përgjatë sistemeve të Twitterit. Pastaj sistemi llogarit një rezultat për të dy kandidatët. Rezultati i tanishëm i Obamas është 34 (dhe duke shkuar poshtë) dhe rezultati i Romney, numri i ndjekësve të të cilit në Twitter mund jenë pak të fryrë, është 25. Indeksi Politik i Twitterit do të përditësohet çdo ditë në 8 pm sipas kohës lokale lindore.

Twitter, natyrisht, është mësuar duke studiuar ndjenjat politike për një kohë derisa dhe madje ndërmarrja ka skuadrën e vet Qeveria & Politika për të analizuar këto të dhëna dhe të ndihmojë palët e treta me përpjekjet e tyre. Për këtë projekt, Twitter ka bashkëpunuar me analistët e të dhënave nga Topsy, e poashtu edhe ndërmarrjet që merren me sondazhe si Mellman Group dhe North Star Opinion Research.

USA Today do të përdorë matësin zgjedhor të Twitterit për të mbuluar fushatën presidenciale e cila po vazhdon.  (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Telefonët e rinj Motorola janë për ata që nuk duan të shpenzojnë 1,000 dollarë për një smartfon

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>