Lajmet

Twitter lëshon veçorinë e “cicërimave të spikatura”

Publikuar , 06 Prill 2014
0
Twitter lëshon veçorinë e “cicërimave të spikatura”

Twitter_PinBoardTwitter ka lëshuar “cicërimat e spikatura” për një grup të përzgjedhur të përdoruesve të profilit të lartë pa pagesë. Veçoria i mundëson një numri të kufizuar të politikanëve, muzikantëve dhe personave të tjerë të famshëm të spikasin një cicërim në majë të rrjedhës së tyre të cicërimave. Konsumatorët e tjerë që bëjnë pagesën do të jenë gjendje që ta përdorin këtë veçori. Një “cicërim e spikatur” nuk do të sforcohet në kufij kohorë. Ajo do të etiketohet si e “promovuar” në pjesën e sipërme të profilit të një përdoruesi.

Veçoria për spikatje të cicërimave është e vendosur brenda një faqeje analitike të përdoruesit, duke e bërë më të lehtë përdorimin e sistemit. Ai do të paraqitet vetëm në versionin për shfletuesit e uebit (jo në aplikacionin Twitter e as TweetDeck). Ndonëse veçoria është duke u lëshuar pa pagesë për momentin, ajo ka qenë në dispozicion për një vit përgjatë sistemit të bashkëpunimit të Twitter-it.

Në vitin 2011, Twitter ofronte cicërima promocionale B2B për të tërhequr vëmendje drejt bizneseve. Kompanitë si General Electric dhe Dell e kishin mundësinë të listonin një cicërimë në pjesën e sipërme të faqes së brendeve të tyre. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Hakerët kanë gjetur mënyra për të shmangur verifikimin me dy faktorë

Lajmet e fundit>