Blog

Twitter mbyll një llogari false të Putin

Publikuar , 29 Nëntor 2018
0
Sipas imazheve të arkivuara, llogaria duhet të jetë krijuar në Nëntor të 2012-ës dhe kishte afro 1 milion ndjekës. Twitter mbyll një llogari false të Putin

Twitter tha ditën e Mërkure se ka mbyllur një llogari e cila sillej si Presidenti Rus Vladimir Putin.

“Kemi mbyllur llogarinë @putinRF–eng pas disa raportimeve që morën nga zyrtarë Rusë,” tha kompania ditën e Mërkure.

Zëdhënësi i Twitter Ian Plunkett tha në një e-mail se llogaria e mbyllur nuk kishte fare të bënte me Putin.

Sipas imazheve të arkivuara, llogaria duhet të jetë krijuar në Nëntor të 2012-ës dhe kishte afro 1 milion ndjekës.

Ajo kishte publikuar vazhdimisht lidhje zyrtare të qeverisë Ruse dhe daljeve për shtyp të Putin.

Kremlini nuk ka komentuar ende ngjarjen. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Galaxy S10, publikohet fotoja e parë e qartë e telefonit të Samsung

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>