Biznes

Twitter me përfitime të qëndrueshme, ngadalësohet rritja e përdoruesve

Publikuar , 16 Tetor 2013
0
Twitter me përfitime të qëndrueshme, ngadalësohet rritja e përdoruesve

Nganjëherë ngritja dhe qëndrimi në atë pozitë është e vështirë për t’u arritur. Thjesht pyeteni Twitter-in që ka paraqitur dokumentacionin e vet të përditësuar për IPO tek Komisioni Amerikan për Shkëmbim dhe Siguri, gjatë të martës.

Rrjeti social Twitter do të donte t’iu tregonte investitorëve që baza e përdoruesve të shërbimit është duke lulëzuar. Por nuk mundet, sepse ritmi i rritjes së përdoruesve të rrjetit Twitter është ngadalësuar.

Në tremujorin e tretë të këtij viti, baza e përdoruesve aktivë të rrjetit Twitter u rrit me 39 për qind në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2012. Në tremujorin e dytë, rritja vit për vit e Twitter-it kishte qenë rreth 44 për qind.

Ky është një problem për shërbimin që filloi të shpresonte për dyfishim të bazës së vet me përdorues në 400 milionë, por tashmë është dashur që të ulë pak ato ambicie.

Ndërkohë, ritmi i përfitimeve ka qëndruar ashtu mes tremujorit të dytë dhe të tretë, me 105 për qind. Në mënyrë ideale, ju do të donit që të paraqisni ritme të rritjes teksa shkoni për IPO, por të paktën këtu, Twitter mund të thotë që është duke e rritur sasinë e parave nga përdoruesit të cilët i ka.

Në tremujorin e tretë “pikëpamja për përfitimet përgjatë kohës” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte 2.58 dollarë, që paraqet një ngritje nga 2.17 dollarë sa ishte në tremujorin e kaluar. (PCWorld Albanian)

TwitterIPO

LEXO EDHE:  Nëse telefonët me "notch" nuk ju kanë pëlqyer, si thoni për dy të tilla

Lajmet e fundit>