Lajmet

Twitter mund të mbyllë aplikacionin e muzikës

Publikuar , 20 Tetor 2013
0
Twitter mund të mbyllë aplikacionin e muzikës

Twitter_Music_DeadVetëm gjashtë muaj pas lançimit, Twitter po mendon të mbyllë aplikacionin mobile Twitter #Music, siç raportojnë disa burime që janë të lidhura me kompaninë.

Nuk dihet se kur mund të ndodhë kjo gjë apo kur mund të përfundojë suporti për aplikacionin. Burimet në fjalë janë shprehur për All Things D se fati i aplikacionit nuk është vendosur ende përfundimisht.

Pas lançimit të tij në prill të këtij viti, Twitter #Music u rendit i gjashti në atë kohë në Apple App Sotre.

Por, në muajt në vijim, përdorueshmëria dhe shkarkimet e aplikacionit ranë ndjeshëm. Burimet e lartpërmendura u shprehën se aplikacioni ka pasur jo vëtëm një numër shumë të ulët shkarkimesh por edhe angazhim të dobët nga përdoruesit.

Në fund të muajit gusht, kompania që analizon aplikacionet, Onavo, e renditi Twitter #Music në vend të 1672-të në klasifikimin e saj. Problemi me aplikacionin qëndron në faktin se është zhvilluar i izoluar nga kompania dhe pa pasur një vizion e strategji të qartë mbi atë që synohet të arrihet.

Aplikacioni u ndërtua nga “We Are Hunted,” një kompani që Twitter e bleu për të punuar mbi projektet muzikore. Por, Twitter #Music, siç raportohet nga burimet në fjalë, nuk u integrua kurrë ashtu siç duhej.

Twitter__musicNjë arsye mund të ketë qenë edhe largimi i menaxherit të projektit Kevin Thau, i cili u largua shumë pa kohë pas lançimit të aplikacionit. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Huawei do të sfidojë Google Maps me teknologjinë e saj të hartave

Lajmet e fundit>