Lajmet

Twitter ndalon publikimin e fotove dhe videove private

Nga: PCWorld
Publikuar , 01 Dhjetor 2021
Ata që publikojnë përmbajtje të tilla do tu zbritet shikueshmëria e cicërimave deri në rastin ekstrem të mbyllje së llogarive. Twitter ndalon publikimin e fotove dhe videove private

Twitter tha ditën e Marte se nuk do të lejojë publikimin e fotove dhe videove personale në platformë pa aprovimin e vetë personit që shfaqet në to.

Politika e privatësisë së Twitter ndalon publikimin e informacioneve private si numra telefonit, adresa dhe mjete identifikimi.

Ndryshimi i politikës së privatësisë vjen pak ditë pasi CEO dhe bashkëthemeluesi i Twitter Jack Dorsey u largua nga drejtimi i kompanisë.

Nëse dikush raporton një foto ose video që shkel politikën e re, Twitter do ta fshijë menjëherë dhe të ndërmarrë masa bazuar në detyrimet që parashikon politika e privatësisë.

Ata që publikojnë përmbajtje të tilla do tu zbritet shikueshmëria e cicërimave deri në rastin ekstrem të mbyllje së llogarive.

Por politika e re nuk përfshin foto dhe video të figurave publike. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Amazon mohon raportimet se do të pranojë Bitcoin si formë pagese

Tags >

Twitter