Lajmet

Twitter ndryshon mënyrën sesi shfaqen imazhet

Nga: PCWorld
Publikuar , 07 Maj 2021
Sistemi i ri gjithashtu tregon përdoruesve paraprakisht sesi ngjajnë këto imazhe para se ta publikojnë. Twitter ndryshon mënyrën sesi shfaqen imazhet

Rrjeti social Twitter bëri disa ndryshime në mënyrën sesi shfaqen imazhet kohështrirje. Në Mars nisi testimet e disa imazheve më të mëdha të paprera.

Tani sipas kompanisë testimet kanë qenë një sukses dhe ka vendosur të adoptojë pamjen e re për të gjithë përdoruesit.

Në Twitter për Android ose iOS, raporti standard i imazheve ishte 16:9 dhe 4:3 ndërsa tani imazhet do të shfaqen të plota siç janë në formatin origjinal pa asnjë prerje.

Sistemi i ri gjithashtu tregon përdoruesve paraprakisht sesi ngjajnë këto imazhe para se ta publikojnë.

Për artistët vizualë dhe fotografët do të jetë një ndryshim i mirëpritur të cilët tashmë mund të promovojnë më mirë punën e tyre në Twitter. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Tabletët Apple iPad me ekrane OLED në 2022

Tags >

Twitter