Lajmet

Twitter një hapësirë të dedikuar për Podcast

Nga: PCWorld
Publikuar , 03 Mars 2022
Nëse Twitter do të sjellë një funksionalitet të tillë nuk do të përbënte çudi pasi Podcastet po shndërrohen në një biznes të madh vitet e fundit. Twitter një hapësirë të dedikuar për Podcast

Raportohet se Twitter është duke zhvilluar një hapësirë të dedikuar për Podcastet. Kjo hapësirë do të vijë në formën e një tabi në fund të ndërfaqes të aplikacionit.

Në disa imazhe të publikuara tabi Podcast ka zëvendësuar tabin Spaces. Është e vështirë që Twitter të distancohet në këtë formë nga audiot live sidomos pasi investoi aq shumë në formatin në fjalë.

Nëse Twitter do të sjellë një funksionalitet të tillë nuk do të përbënte çudi pasi Podcastet po shndërrohen në një biznes të madh vitet e fundit.

Spotify është një prej kompanive që ka investuar më së shumti. Edhe Facebook lançoi vitin e kaluar podcastet ndërsa Reddit aktivizoi bisedat vetëm audio. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Studentët shqiptarë të programit “Seeds for the Future” nga Huawei marrin pjesë në samitin e talenteve digjitale në Helsinki

Tags >

Twitter