Lajmet

Twitter ofron opsionin për të pranuar mesazhe private nga çdo ndjekës

Publikuar , 17 Tetor 2013
0
Twitter ofron opsionin për të pranuar mesazhe private nga çdo ndjekës

Rrjeti social Twitter po fillon të aplikojë një opsioni për të lehtësuar përdorimin e porosive të drejtpërdrejta.

Tradicionalisht, Twitter ka lejuar që përdoruesit të cilët i ndiqni të ju dërgojnë porosi juve, ose për përdoruesit, për të dërguar porosi të drejtpërdrejta tek llogaritë që i ndjekin ata. Një opsion i ri, që duket të jetë vënë në zbatim gjatë javës së kaluar, iu mundëson përdoruesve në Twitter që të marrin porosi nga cilido ndjekës.

“Nëse e zgjidhni këtë opsion, secili përdorues në Twitter që ju ndjek do të jetë në gjendje që të ju dërgojë një DM, pa marrë parasysh se a vendosni që t’i ndiqni edhe ju ata,” thuhet në një shënim përpara se të fillonte aplikimi i këtij opsioni.

Derisa opsioni i ri është në përgjithësi gjë e vogël, mendohet se është dizajnuar për t’iu mundësuar brendeve dhe bizneseve për të pranuar porosi private nga ndjekësit e tyre.

Twitter ka bashkëpunuar me një numër të rrjeteve televizive këtë vit në një përpjekje për të promovuar shërbimin e vet shoqëror. Twitter ka qenë po ashtu i përqendruar në përmirësimin e veçorisë për mesazhe të drejtpërdrejta.

Më herët këtë vit, kjo ndërmarrje lëshoi përditësime për iOS, Mac dhe Android për të sinkronizuar statusin e porosive të drejtpërdrejta. Twitter po ashtu ka eksperimentuar me lajmet kryesore përgjatë porosive të drejtpërdrejta dhe njoftimet për ndjekësit për përdoruesit e popullarizuar dhe cicërimat e tyre.

Opsioni i ri për porosi të drejtpërdrejta mund të lëshohet nga faqja kryesore me opsione në Twitter.com. Siç duket, kjo veçori është në proces e sipër të lëshimit përfundimtar për përdoruesit, kështu që mund të mos jetë ende në dispozicion për çdo përdorues. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Apple prezanton një shërbim video më 25 Mars

twitterstock

Lajmet e fundit>