Lajmet

Twitter përditësohet me mënyra të reja për raportimin e abuzimeve

Dec 3 2014
0 Shpërndarje
Twitter përditësohet me mënyra të reja për raportimin e abuzimeve

img_1545-2.0.0Pas shumë kritikave mbi mënyrën se si i trajtonte kërcënimet, Twitter ka marrë disa masa të reja për raportimin e abuzimeve në këtë rrjet social. Duke filluar që nga dita e sotme, Twitter ka vënë në përdorim disa opsione të reja me anë të të cilave përdoruesit do ta kenë më të lehtë të raportojnë për profile që shqetësojnë apo kërcënojnë përdorues të tjerë.

Këto ndryshime vijnë pasi është raportuar një rritje në numrin e “viktimave” në këtë rrjet social në mbarë botën. Ato përfshijnë raportime me më pak hapa duke bërë që profilet që abuzojnë të identifikohen dhe të raportohen më thjeshtë. Tashmë përdoruesit do të kenë një faqe të posaçme ku do të shohin të gjithë ata që kanë bllokuar dhe ti menaxhojnë këtë listë. Zëvendës presidenti i Twitter u shpreh se me anë të këtyre ndryshimeve ata do ti ofrojnë përdoruesve më shumë kontroll rreth profilit të tyre dhe një eksperiencë më të sigurt.

Kompania është kritikuar së tepërmi nga ekspertët për mosmarrjen e masave të duhura ndaj abuzimit online duke lënë mundësinë që përdoruesit të kenë pasoja negative nga ky fenomen mjaft i përhapur. Këto ndryshime do të jenë të disponueshme për të gjithë ata që kanë një profil në Twitter në javët e ardhshme. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Itali, aktivizohet antena e parë 5G në qytetin e Manterës

Lajmet e fundit>