Lajmet

Twitter përditëson rregullat e veta për përdoruesit pas kërcënimeve abuzive

Publikuar , 05 Gusht 2013
0
Twitter përditëson rregullat e veta për përdoruesit pas kërcënimeve abuzive

Twitter ka përditësuar rregullat e veta për përdoruesit dhe është duke shtuar më tepër rregulla për cicërimat abuzive, pas disa arrestimeve në Mbretërinë e Bashkuar për kërcënimet për dhunim apo me bomba dhe një ditë përpara bojkotit të planifikuar të shërbimit.

Twitter në Mbretërinë e Bashkuar bëri një cicërimë gjatë ditës së shtunë duke iu treguar përdoruesve në një postim në blog në lidhje me ndryshimet në rregulla dhe staf dhe ripërsëriti që një buton “raporto abuzimin” do të shtohet në versionet për ueb dhe pajisje mobile të faqes.

Dhe menaxheri i përgjithshëm i Twitter në Mbretërinë e Bashkuar, Tony Wang, më vonë konfirmoi që ndryshimet ishin duke u paraqitur në mbarë botën. “Unë personalisht kërkoj falje për femrat që kanë përjetuar abuzim në Twitter dhe për atë nëpër të cilën ato kanë shkuar,” shkroi Wang në një seri me cicërima.

“Abuzimi që ato kanë marrë është thjesht i pa papranueshëm. Nuk është e pranueshme në botën reale dhe nuk është e pranueshme në Twitter… Ka më tepër që mund dhe do të bëjmë për të mbrojtur përdoruesit tanë kundër abuzimit. Ky është përkushtimi ynë.”

Rregullat e reja përfshijnë seksionin “Abuzim” dhe “Spam” që adresonjnë abuzimin e caktuar:

Abuzimi i synuar: Ju mund të mos merreni me abuzim ose ngacmim të synuar. Disa nga faktorët që ne marrim në llogari në përcaktimin se çfarë mund të konsiderohet abuzim ose ngacmim janë:

-nëse dërgoni porosi tek një përdorues nga shumë llogari;

-nëse qëllimi i vetëm i llogarisë suaj është për të dërguar porosi abuzive tek të tjerët;

-nëse veprimi i raportuar është një i padrejtë ose përfshin kërcënime.

LEXO EDHE:  Rrjetet sociale, thikë me dy presa për gratë politikane

Postimi në blog përmend po ashtu masat shtesë që Twitter në Mbretërinë e Bashkuar është duke marrë më posaçërisht. Kjo degë e Twitter-it do të punojë me Qendrën për Internet të Sigurt të MB-së për të “zgjeruar burimet e përdoruesve në shtetësinë dixhitale dhe duke qëndruar të sigurt online” dhe po ashtu do të “përdorë platformën Twitter – duke përfshirë Cicërimat e Sponsorizuara dhe një Trend të Sponsorizuar” për të publikuar qendrën dhe burimet e tyre.

Kjo lëvizje vjen pas protestës në Britani për abuzim në faqe. Më herët gjatë këtij muaji gazetarja e pavarur dhe anëtarja e fushatës për të drejtat e grave, Caroline Criado-Perez ishte subjekt i disa cicërimeve abuzime, duke përfshirë kërcënime për dhunim, pasi ajo dhe të tjerë me sukses kishin lobuar duke arritur që novelisten Jane Austen ta vendosin në një banknotë të Mbretërisë së Bashkuar. (PCWorld Albanian)

twitter

Lajmet e fundit>