Analiza

Twitter pranon 24 miliard kërkesa në muaj

Publikuar , 09 Korrik 2010
0
Twitter pranon 24 miliard kërkesa në muaj

Për ta vendosur këtë në perspektiv kjo do të thotë dyfish më shumë sesa motorët kërkues të Yahoo e Bing, së bashku. Së fundi Comscore ka raportuar se Bing ka pasur rreth 4.1 miliard rezultate kërkimi anembanë botës në muaj, e Yahoo në anën tjetër ka pasur rreth 9.4 miliard në dhjetor.

800 milion kërkesat ditore të Twitter padyshim që do të ndihmojnë strategjinë reklamuese të kësaj kompanie dhe Cicëruesit e rinjë janë vazhdimisht të pranishëm në këtë faqe për mikroblog. Për të filluar me bizesin Twitter do të punojë me reklamues të mëdhenj ndërkombëtar por shrpeson që të ofrojë edhe oferta të targetuara në forma lokale më vonë gjatë këtij viti.

TechCrunch ka parashikuar se Twitter veçse ka 160 milion dollarë kapital dhe do të eksperimentojë me rritjen e të hyrave duke shitur cicërima të promovuara dhe duke listuar tema në trend, e së bashku me këtë duke ofruar edhe qasje tek të dhënat e saja për kompani si Microsfot e Google.

E ju lexues të PCWorld Albanian mos harroni të na përcillni cicërimat tona tek twitter.com/pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Shitjet e kompjuterëve çuditërisht po rriten

Lajmet e fundit>