Lajmet

Twitter prezanton postimet me orar

Publikuar , 16 Tetor 2013
0
Twitter prezanton postimet me orar

twitterTwitter ka prezantuar ditën e hënë një karakteristikë të re në produktet e veta të reklamave.

Cicërimat e programuara me orar janë të disponueshme për përdoruesit e Twitter Ads në të gjitha gjuhët. Twitter shprehet se cicërimat me orar mund të koordinohen me fushata marketingu të reja apo ekzistuese.

Kjo do të thotë se cicërimat me orar mund të promovohen po aq mirë sa organiket, çka do të thotë se kjo gjë nuk është e kufizuar vetëm për cicërimat për të cilat kanë paguar bizneset. Cicërimat mund të programohen deri në një vit në avancë, me rritje me nga një minutë. Koha që zgjidhni bazohet në orën lokale.

Schedule_Tweet_JPG2Cicërimat me orar mund të krijohen dhe regjistrohen nga butoni blu në cepin e djathtë lart, në shiritin e kërkimit, tek ads.twitter.com.

Twitter ka prezantuar gjithashtue dhe një tab të ri, Creatives, i cili gjendet në pjesën e sipërme të shiritit të kërkimit. Atje mund të krijohen dhe menaxhohen cicërimat dhe Kartat Twitter në një vend të vetëm.

Scheduled_Tweets_JPG

Kjo veçori është krijuar posaçërisht për marketerët të cilët duan të realizojnë fushata marketingu në avancë, gjatë fundjavave, pushimeve etj. Pra, nuk është e nevojshme që ata të jenë patjetër online në momentin që bëjnë postimin për ta reklamuar atë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Huawei kurrë nuk do të përgjonte SHBA thotë themeluesi i kompanisë

Lajmet e fundit>