Lajmet

Twitter rikthehet tek rendi kronologjik i cicërimave

Sep 18 2018
0 Shpërndarje
Madje rrjeti social do të ofrojë edhe një opsion për të aktivizuar ose jo algoritmet. Twitter rikthehet tek rendi kronologjik i cicërimave

Twitter edhe njëherë tjetër do të shkaktojë “rrëmujë” me ndryshimin e ri që do të vijë në kohështrirjen e saj.

Rrjeti social do të rikthejë renditjen kronologjike.

Në 2016-ën shumë përdorues u ankuan kur tha se kompania nuk do të tregonte cicërimat më të fundit në krye të kohështrirjes për tu lënë vendin algoritmeve të cilat përzgjedhin cicërimat më të mira.

Tashmë Twitter do të kthehet në metodën e vjetër duke hequr algoritmet.

Madje rrjeti social do të ofrojë edhe një opsion për të aktivizuar ose jo algoritmet.

Një inxhinier i Twitter konfirmoi se kompania shpreson që të ofrojë dy kohështrirje.

Kur u prezantua kohështrirja me algoritëm, Twitter ishte në vështirësi financiare dhe kishte nevojë për të ardhura.

Kritikët shpreheshin se një lëvizje e tillë mund të përhapte lajmet e rreme. /PCWorld Albanian

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>