Lajmet

Twitter rikthen aplikacionin për Mac, shpjegon pse e tërhoqi vitin e kaluar

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 17 Qershor 2019
0
Në Shkurt të 2018-ës Twitter tërhoqi aplikacionin nga App Store pas përditësimeve sporadike dhe rekomandoi që njerëzit të përdorin versionin në ueb. Twitter rikthen aplikacionin për Mac, shpjegon pse e tërhoqi vitin e kaluar

Më pak se një vit pasi tërhoqi aplikacionin për desktopët Mac, Twitter thotë se do ta risjellë atë program pas prezantimit të Projektit Catalyst për macOS 10.15 Catalina.

Lajmin Twitter e dha gjatë konferencës së zhvilluesve WWDC javën e kaluar duke thënë se aplikacioni do të debutonte në Catalina këtë Vjeshtë dhe se versioni i ri vjen me funksione si “Dark Mode”, shkurtesa të reja tastiere, dritare të shumëfishta dhe njoftime.

Në Shkurt të 2018-ës Twitter tërhoqi aplikacionin nga App Store pas përditësimeve sporadike dhe rekomandoi që njerëzit të përdorin versionin në ueb.

Në postim ditën e Premte kompania dha më shumë shpjegime pse aplikacioni u hoq. Ndërsa origjinonte nga aplikacioni i iPhone, versioni për Mac ndryshonte shumë nga versioni mobil dhe kompania thjeshtë nuk mund të mirëmbante dy aplikacione.

Twitter thotë se Projekti Catalyst do të bëjë të mundur që kodi ekzistues i iOS të sillet në desktop së bashku me të gjitha veçoritë e tij.

Përveç kësaj mirëmbajtja e aplikacionit do të jetë më efikase ndërsa kompania vazhdon të përmirësojë kodin e tij për vitet e ardhshme. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Hyjnë në fuqi tarifat e reja celulare, pritet rënien e çmimeve të ofertave

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>