Lajmet

Twitter rikthen rendin kronologjik të cicërimave

Publikuar , 20 Dhjetor 2018
0
Në Shtator të 2018-ës Twitter premtoi të rikthente metodën e vjetër dhe tashmë zgjidhja ka mbërritur. Twitter rikthen rendin kronologjik të cicërimave

Twitter më në fund ka adresuar një problem i cili ka rezultuar acarues për shumë përdorues.

Cicërimat gjithnjë janë renditur sipas një rendi kronologjik ku në krye dilnin ato më të rejat.

Por papritmas kompania vendosi të rendiste cicërimat duke përdorur algoritme.

Në Shtator të 2018-ës Twitter premtoi të rikthente metodën e vjetër dhe tashmë zgjidhja ka mbërritur.

Përdoruesit e rrjetit të mikroblogimit do të kenë në dispozicion një buton i cili bën të mundur kalimin mes dy kohështrirjeve: sipas rendit kronologjik dhe sipas rendit algoritmik.

Twitter e quan “sparkle.” Ikona e funksionit qëndron në cepin e djathtë lart të aplikacionit.

Funksioni do të jetë i disponueshëm fillimisht në iOS ndërsa Twitter ka premtuar ta sjellë edhe në platforma të tjera, përfshirë Android. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Xiaomi PocoPhone F1 vjen në Evropë për 329 euro

Lajmet e fundit>