Lajmet

Twitter shfaq transmetimet live në krye të kohështrirjes

Sep 17 2018
0 Shpërndarje
Në një cicërimë, Twitter tha se ky tipar i ri do të përfshijë lajme, personalitete dhe sporte të reja. Twitter shfaq transmetimet live në krye të kohështrirjes

Twitter tani do të vendosë transmetimet e drejtpërdrejta, të nisura nga llogaritë që ndiqni, në krye të kohështrirjes, duke e bërë më të lehtë të shihni se çfarë po ndodh në kohë reale.

Në një cicërimë, Twitter tha se ky tipar i ri do të përfshijë lajme, personalitete dhe sporte të reja.

Gjiganti i rrjeteve sociale prezantoi veçoritë e reja në aplikacionet e saj iOS dhe Android, të përditësuara këtë javë. Gjithashtu, Twitter tha se tani po mbështet transmetimet live vetëm për audio, si dhe përmes shërbimit të transmetimit të tij në Periscope.

Muajin e kaluar, Twitter ndërpreu aplikacionin e saj për iOS 9 dhe versionet më të vjetra, të cilat sipas të dhënave të Apple mbajnë ende rreth 5% e të gjithë përdoruesve të iPhone dhe iPad. /PCWorld Albanian

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>