Vëzhgim

Twitter sjellë dizajn të ri

Publikuar , 08 Dhjetor 2011
0
Twitter sjellë dizajn të ri

Klienti TweetDeck, pronë e Twitter, gjithashtu është ridizajnuar për t’iu përshtatur ndryshimeve të reja. Ndryshimet e dizajnit, që do të shpalosen gjatë javëve të ardhshme, përfshijnë një renovim të profileve të përdoruesve dhe disa pamjeve tjera. 

Si pjesë të ndryshimeve në dizajn, Twitter ka shtuar edhe tre butona të navigimit: Home, Connect dhe Discover. Home ju dërgon në Dashboard, ku ju mund të lexoni cicërimat që po vijnë. Connect ju treogn të gjitha cicërimat që ju përmendin, ri-cicërimat e cicërimave tuaja dhe cicërimat tuaja të cilat të tjerët i kanë favorizuar. Dhe Discover, që shpalos tregimet tuaja, fotografitë, videot, rekomandimet për të ndjekur dhe hashtag që janë në trend në bazë të lokacionit tuaj, gjuhës apo kënd e ndjekni. 

Me këtë dizajn të ri, cicërimat tani do të shfaqen në anën e djathtë të ekranit dhe do të marrin më pak hapësirë sesa në dizajnin e kaluar. Kutia e cicërimave do të shfaqet në të njëjtën kuti, por në anën e majtë, që përmbanë fotografinë e profilit tuaj, ndjekësit tuaj dhe statistikat e listave. Një buton i cicërimave do të shfaqet në maje të faqes për të lehtësuar paraqitjen e cicërimeve. 

Aplikacioni mobil ka butonat Home, Connect dhe Discover si dhe butoni Me, shfaq fotografinë dhe statistikat, si dhe aksesin e mesazheve tuaja direkte. Dizajni i ueb faqes momentalisht po shfaqet gradualisht tek shumica e përdoruesve, por ka gjasa që disa të presin derisa t’i shohin ndryshimet. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Galaxy S10, 5G, ekrane me palosje: Ja sesi Samsung do të rikthejë besimin tek smartfonët

Lajmet e fundit>