Siguri

Twitter skuqet para cicëruesve

Publikuar , 11 Maj 2010
0
Twitter skuqet para cicëruesve

Cicëruesit i kapi paniku kur e panë se lista e përcjellësve ju paraqiti “0 përcjellës”, megjithëse Twitter menjëherë i lajmëroi ata se çështje do të rregullohet shumë shpejt.

“Shfaqja e përcjellësve është vendosur në 0 dhe përcjellë/mos përcjellë është përkohësisht offline gjersa ne të arnojmë vrimën”, u raportua në llogarinë e Twitter, e cila konfirmoi që të gjithë cicëruesit duke përfshirë Ashton Kutcher e deri tek Hugo Chavez.

Më herët gjatë ditës së hënë, ueb faqja e popullarizuar për cicërima (tweets), është goditur nga një vrimë që i ka lejuar të gjithë të detyrojnë përdorues tjerë të Twitter që të përcjellin llogarinë e tij apo saj. Faqja e lajmeve për rrjete sociale Mashable ka raportuar se një lexues i alarmuar ka dërguar me e-mail detajet e lëshimit gjatë ditës së hënë, në të cilën thuhej [tweet] prano [emri i përdoruesit] më pas [emri i përdoruesit], dhe ai menjëherë do t’ju përcjellë”.

Gizmodo në anën tjetër ka theksuar se auto-përcjellja ishte lëshuar në ndërfaqen e Twitter, e jo nga ndonjë aplikacion i dorës së tretë. Kjo e fundit gjithashtu ka postuar edhe instruksione sesi të “detyroni që t’ju përcjellë secili përdorues i Twitter, prej Oprah e deri tek Kutcher”.

Shembull interesant ishte Conan O’Brein, i cili është i njohur se ka përcjellë vetëm një person, gjatë të hënës u paraqit se po përcillte 194 persona.

Twitter
më vonë ka bërë të ditur se lëshimi është arnuar dhe se çdo gjë tani është sistemuar. Kjo kompani ka theksuar se nëse shihni ndonjë person që po përcillni dhe nuk e njihni apo aktualisht nuk e keni përcjellë, përdorni veglat për bllokim apo mos përcjellje.

E ju mos harroni që të përcillni PC World Albanian në Twitter, për tu njoftuar për më të reja nga teknologjia informative.

LEXO EDHE:  Zyrtarizohet standardi i uebit që do ti japë fund fjalëkalimeve

Lajmet e fundit>