Lajmet

Twitter teston versionin e tij të historive të Snapchat

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 04 Mars 2020
0
Kështu rrjeti social thotë se përdoruesit do të ndihen më rehat me postimin e përmbajtjeve online. Twitter teston versionin e tij të historive të Snapchat

Ditën e Mërkure Twitter tha se është duke testuar një opsion i cili i lejon përdoruesit të postojnë cicërima të cilat fshihen automatikisht pas 24 orësh.

Kështu rrjeti social thotë se përdoruesit do të ndihen më rehat me postimin e përmbajtjeve online.

Një mënyrë e tillë postimi është popullarizuar fillimisht nga rrjeti social Snapchat dhe u kopjua më pas nga Instagram dhe Facebook. Edhe rrjeti social profesional Linkedin është duke testuar një mënyrë sesi përdoruesit të postojnë përmbajtje që fshihen automatikisht.

Këtë format Twitter e quan “fleets.” Aktualisht ka nisur testimet në Brazil dhe gradualisht do të lançohet globalisht tek të gjithë përdoruesit.

Por më shumë sesa për përdoruesit, “fleets” janë një shans i artë për kompanitë të monetizojë përmbajtjet e publikuara. Por nga ana tjetër do të jetë më sfiduese për kompaninë të moderojë gjuhën e urrejtjes, ngacmimin dhe përmbajtjet fyese.

Dhe mbi të gjitha nuk dihet sesi ky format do të pritet nga përdoruesit të cilët mund të mos i përgjigjen njëlloj siç bënë në Instagram. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Çështja Huawei, shkarkohet Sekretari Britanik i Mbrojtjes

Tags >

Twitter