Siguri

Twitter thotë se 200 milionë e-mail-et e e publikuara të përdoruesve nuk janë marrë nga sistemet e saj

Nga: PCWorld
Publikuar , 16 Janar 2023
Twitter tha se setet e të dhënave ishin të njëjta, por ishin hequr të dhënat e dyfishta. Kompania nuk konfirmoi nëse janë të sakta dhe nga ishin marrë. Twitter thotë se 200 milionë e-mail-et e e publikuara të përdoruesve nuk janë marrë nga sistemet e saj

Twitter ka mohuar se e-mail-et e rrjedhura të miliona përdoruesve janë marrë gjatë një hakimi.

Përmes një deklarate zyrtare lidhur me rastin, kompania tha se nuk ka asnjë provë që thotë se të dhënat u morën për shkak të një problemi sigurie në sistemet e saj.

Rekordet mund të jenë një koleksion të dhënash që janë tashmë publike online. Firma që zbuloi rrjedhjen e informacioneve, Hudson Rock, kundërshtoi gjetjet e Twitter.

Bashkëthemeluesi i kompanisë së sigurisë kibernetike Alon Gal tha se hulumtuesit e sigurisë duhet të ekzaminojnë të dhënat dhe të flasin për konkluzionet e Twitter.

Në Dhjetor Hudson Rock, raportoi se një haker quajtur Ryushi ishte përpjekur të shantazhonte Twitter duke kërcënuar me rrjedhje të informacioneve.

Ai pretendonte se kishte një numër të madh e-mail-esh dhe numrash telefoni për 400 milionë llogari përdoruesish duke ofruar t’ja shiste Twitter-it ekskluzivisht.

Ryushi pretendonte se të dhënat i kishte marrë nga një problem sigurie në sistemet e Twitter.

Javën e kaluar një rrjedhje informacioni për 200 milionë përdorues erdhi dhe kushdo mund ti shkarkonte për një çmim të ulët.

Twitter tha se setet e të dhënave ishin të njëjta, por ishin hequr të dhënat e dyfishta. Kompania nuk konfirmoi nëse janë të sakta dhe nga ishin marrë.

Bleeping Computer ishte shprehur se adresat e e-mail-it ishin të sakta. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Investitori i Dogecoin padit Musk në gjykatë, kërkon 258 miliardë dollarë

Tags >

Twitter