Lajmet

Twitter tregon pamje paraprake të postimeve të Instagram

Nga: PCWorld
Publikuar , 04 Nëntor 2021
Twitter dëshiron që ju të postoni fotot në platformën e saj dhe jo shpërndarjen nga platforma rivale. Twitter tregon pamje paraprake të postimeve të Instagram

Përdoruesit e rrjetit social Twitter nuk do të kenë nevojë të klikojnë një link të një postimi nga Instagram në mënyrë që ta shohin çfarë përmban.

Rrjeti social i mikroblogimit lançoi ditën e Mërkure kartat për lidhjet e Instagram në aplikacionet mobile dhe ueb. Nëse dikush ndan një postim nga Instagram në Twitter do të shikoni një paraqitje paraprake (thumbnail) se çfarë përmban.

Kështu do të kuptoni nëse ja vlen të largoheni nga Twitter për një foto në Instagram. Integrimi i fotove të Instagram në Twitter u zhduk në 2012 dhe asnjë prej rrjeteve sociale nuk ka pasur mjaftueshëm incentivë për ta rintegruar.

Twitter dëshiron që ju të postoni fotot në platformën e saj dhe jo shpërndarjen nga platforma rivale. Këto e mosmarrëveshje të tjera duket se kanë mbajtur një zgjidhje peng. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Transmetimet live në Instagram akomodojnë deri në 4 persona