Lajmet

Twitter u lejon reklamuesve që të shënjestrojnë përdoruesit

Publikuar , 06 Shtator 2012
0
Twitter u lejon reklamuesve që të shënjestrojnë përdoruesit

Twitter do të fillojë që t’u lejoj kompanive të reklamave t’u drejtohen direkt përdoruesve në bazë të materialeve të cicërimave të tyre.

Strategjia e Twitter tani ka ndryshuar, duke i kontrolluar 400 milionë porosi të reja ditë për ditë një më një me anë të një algoritmi, për të zbuluar interesat personale të çdo individi.

Ndër vite, Google ka marrë shuma të majme parash duke shfaqur reklama në motorrin e vet të kërkimit, në të njëjtën kohë që Facebook i inkurajon përdoruesit të “pëlqejnë” gjëra.

Twitter si për kontrast, nuk ka bërë një gjë të tillë deri më sot, gjë të cilën ekspertët e marketingut e shohin si faktor jo të mirë për interesat e veta.

Si një përpjekje për të afruar reklamuesit, Twitter gjithashtu ka ulur cmimin e reklamave në cicërrima nga 50 cent në 1 cent. CEO i kompanisë, Dick Costol tha se vlera e kompanisë varet në sasinë e informacionit që grumbullohet, dhe në një grafik interesi në varësi të preferencave të individëve.

Si pjesë e strategjisë së re, Twitter do t’i lejoj reklamuesit të dërgojnë reklamat e tyre në forma cicërimash tek ata përdorues që kanë interes për to.

Për shembull shitësit e artikujve sportiv do t’i drejtohen të apasionuarve ndaj sportit e kështu me rradhë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Aplikacioni i ri i Google tregon aktivitete të ndryshme në zona turistike

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>