Lajmet

Twitter: Venezuela është duke bllokuar paraqitjen e fotografive për të penguar protestat

Publikuar , 15 Shkurt 2014
0
Twitter: Venezuela është duke bllokuar paraqitjen e fotografive për të penguar protestat

venezuela-protest-eduardo-massieu-twitterQeveria e Venezuelës ka tentuar që të ndalojë protestat pas ndalimit të disa të drejtave dhe kjo përpjekje duket të jetë zgjeruar edhe në botën dixhitale.

Një zëdhënës i rrjetit Twitter tregoi për Engadget dhe Bloomberg që fotografitë në rrjetin e vet social janë për momentin të bllokuara për të paktën disa përdorues. Shteti nuk ka konfirmuar asgjë, por presidenti Nicolas Maduor tashmë ka ndalur një stacion televiziv pasi ishin shfaqur pamje jo të këndshme nga protestat (pamja e mësipërme); kjo mund të jetë vetëm një vazhdim i politikës së tij.

Çfarëdo që është duke ndodhur, Twitter është duke i këshilluar banorët e Venezuelës që të regjistrohen për përditësime me porosi tekstuale për t’i mbajtur në qarkullim lajmet.

Dhe banorët lokalë mund të ndihen më rehat duke e ditur që përpjekjet e qeverive për të kufizuar përmbajtjen online nuk janë gjithmonë efikase në shkatërrim të mospajtimeve, nëse ka kërkesa të mjaftueshme për ndryshime politike, atëherë ato edhe mund të ndodhin. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Ja sesi të merrni maksimumin nga pamja e re e Twitter