Lajmet

Twitter zbulon aplikacionin Vine për krijimin dhe shpërndarjen e videove

Publikuar , 25 Janar 2013
0
Twitter zbulon aplikacionin Vine për krijimin dhe shpërndarjen e videove

twitter vineTwitter gjatë ditës së mërkurë lëshoi Vine, një aplikacion për iPhone dhe iPod Touch që i mundëson çdokujt që të krijojë dhe shpërndajë video të shkurtra.

Twitter e bleu Vine vjeshtën e kaluar, por çdokush mund ta përdor atë pa marrë parasysh nëse ata përdorin Twitter-in.

Sidoqoftë, shërbimi është e qartë që është synuar të vendoset për çdokënd dhe janë disa shembuj të videove që janë vendosur në cicërima. Shërbimi është duke u referuar dhe duke bërë jehonë shumë me emrin “Instagrami për video” i Twitter-it. Videot në Vine janë të kufizuara deri në gjashtë sekonda dhe luhen në një interval të vazhdueshëm.

Ato janë xhiruar duke përdorur aplikacionin Vine dhe përdoruesit mund të zgjedhin që t’ia lëshojnë ose ndalin zërin, ashtu siç mundet çdokush që gjen një video në Vine në një cicërimë ose postim në blog.

Në një postim në blog, bashkëthemeluesi dhe menaxheri i përgjithshëm i Vine shkroi që “Postimet në Vine janë për shkurtim – forma e shkurtuar e diçkaje të madhe. Ato janë dritare të vogla në njerëz, opsione, ide dhe objekte që formojnë jetën tuaj. Ato janë të veçanta dhe ne mendojmë që kjo është pjesa që i bën ato aq të veçanta”.

Twitter ka një histori të gjatë të përcaktimit të gjatësisë së shkurtër të përmbajtjes

Kufizimi prej gjashtë sekonda në postimet në Vine duket të jetë një njësi e re atomike e Twitter-it për video. Një zëdhënës i Twitter-it tha: “Skuadra testoi gjatësi të ndryshme të videove, të rangut nga rreth 4 sekonda në 10 sekonda, teksa ishim duke ndërtuar Vine-in. Ata gjetën që gjashtë sekonda ishte gjatësia ideale, nga të dy anët, e prodhimit dhe e konsumit.”

LEXO EDHE:  Tashmë mund të bëni "Retweet" me imazhe, video dhe GIF

82.4% e agjencive publicitare amerikane përdorin Facebook-un për marketing

Twitter natyrisht ka një histori të gjatë të përcaktimit të gjatësisë së posaçme, të shkurtër të përmbajtjes.

Kufizimi prej 140 karaktere i një cicërime ishte bazuar në kufizimet e porosive tekstuale, por në vitet që nga lëshimi i Twitter-it, ndërmarrja ka shtuar një sasi të madhe të përmbajtjeve të tjera në cicërima, duke përfshirë fotografi, video, përmbledhje artikujsh dhe më tepër, duke e bërë kufizimin prej 140 karaktere dhe kufizimin e ri të tanishëm të videove në Vine prej gjashtë sekondash – të duket diçka arbitrare. (PC World Albanian)

[youtube id=”7F0Zx7cKzRw”]

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>