Biznes

Twitter ka “të holla sa të duash”

Publikuar , 18 Nëntor 2010
0
Twitter ka “të holla sa të duash”

Williams është shprehur në një tubim industrial në San Francisco gjatë ditës së mërkurë, se Twitter ka “shumë të holla në bankë”. Ai ka hedhur poshtë mundësinë për të komentuar nëse kompania ishte në diskutim me kompanitë investuese rreth ngritjes së fondeve.

Twitter ka 175 milion përdorues dhe është një prej shërbimeve më të popullarizuara në internet për rrjete sociale. Kompania, që lejon përdoruesit  të transmetojnë mesazhe me 140 karaktere apo ndryshe të njohura edhe si cicërima, për grupe apo përcjellës, vetëm së fundi ka filluar me mundime për të gjeneruar të hyra përmes reklamave speciale që paraqiten në pjesë të caktuara të shërbimit të saj.

Williams, duke folur në konferencën Web 2.0 gjatë ditës së mërkurë, tha se tentimet e kompanisë për të gjeneruar të hyra nga reklamat ka tejkaluar pritjet e kompanisë, megjithëse ai hodhi psothë mundësinë për të ofruar detaje financiare. 

Ai gjithashtu shtoi se Twitter ishte në bisedime me Facebook, që është shërbimi numër një në botë për rrjete sociale, mbi mënyrën sesi shërbimet e të dyja kompanive të mund të inkorporohen mes vete. Williams tha se Facebook ka bllokuar Twitter në integrimin e shërbimit të saj me Facebook, gjë të cilën ai e përshkroi si frustuese. “Ne bisedojmë me ta shpesh për të shikuar nëse ka një mënyrë për të bashkëpunuar, por deri më tani asnjëra anë nuk ka gjetur një rrugë për të bërë këtë” shtoi ai.

Një blog i popullarizuar teknologjik raportoi më herët se Twitter është duke konsideruar ngritjen e fondeve që do të rrisnin vlerën e kompanisë në 3 miliard dollarë. Kompania investuese teknologjike nga Rusia DST Global po kërkon të udhëheq raundin e ngritjes së fondeve, që do të mund të jetë më i madh se 100 milion dollarë që Twitter pati ngritur në shtator të vitit 2009.

LEXO EDHE:  Financat e Facebook nuk pyesin për skandale

Vitin e kaluar Twitter ngriti fonde prej 100 milion dollarë, duke ngritur vlerën e kompanisë në 1 miliard dollarë, nga investitorë që përfshijnë Venture Partners, Spark Capital dhe gjigantin T. Rowe Price. Në rast se DST do të investonte në Twitter, atëherë portofoli i saj i kompanive të rrjeteve sociale vetëm do të shtojë, dhe tani ajo përfshin emra si Facebook, Zynga, Groupon, etj. /pcworld.al

Lajmet e fundit>