Harduer

Typo ndalon shitjet e tastierës së saj për iPhone pas një vendimi gjyqësor

Publikuar , 18 Prill 2014
0
Typo ndalon shitjet e tastierës së saj për iPhone pas një vendimi gjyqësor

typo-keyboard-100245154-largeTypo ndaloi shitjet e tastierës së saj për iPhone ditën e martë pas një vendimi gjyqësor që hyri në fuqi duke e ndaluar importin e këtij produkti në SHBA. Vendimi gjyqësor është pjesë një proçedimi të një akt padie ngritur nga Blackberry kundër këtij produkti të Typo-s, duke dhënë një gjykatë në fond prej 500,000 dollarësh.

Paratë do të përdoren për të kompensuar Typo-n për humbjet e saj në fitime nëse kjo e fundit përfundon në fitimin e çështjes. Typo mori një vëmendje të konsiderueshme herët këtë vit ngaqë u themelua nga personaliteti i Radios dhe Televizionit Ryan Seacrest.

Blackberry menjëherë ngriti një padi duke pretenduar se tastiera që ofronte Typo “është një goditje e dukshme” ndaj tastierës që ofron Blackberry në pajisjet e saj mobile. Produkti 99 dollarësh i Typo vinte vetëm për iPhone 5 dhe iPhone 5S.

Blackberry në padinë e tij vë në dukje faktin se Seacrest ishte një përdorues për një kohë të gjatë i produkteve të Blackberry-t dhe se ai kishte thënë në intervistat e tij se donte të sillte së bashkë më të mirën e Blackberry më atë të iPhone.

Në një lëshim urdhri të përkohshëm nga fundi i muajit mars, Gjykatësi William Orrick pjesë e gjykatës së Distriktit të Karolinës së Veriut tha: “Blackberry ka dhënë arsyet pse Typo shkel të drejtat e patentave të tij përsa i përket produktit të tij dhe se Typo nuk ka paraqitur asnjë përgjigje ndaj kësaj padie për vlefshmërinë e patentave të saj.” (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  FedEx prezanton një robot autonom dërgesash

Tags >

iphone
Lajmet e fundit>