Lajmet

U përurua platforma dixhitale e “Work on Demand” Gati.al

Publikuar , 25 Qershor 2018
0
Deri më sot, Gati.al i shërben tregut shqiptar të kërkuesve të shërbimeve dhe ofruesve të shërbimeve me 2626 profesionistë dhe ekipe profesionistësh të verifikuar, të cilët ofrojnë shërbime në 217 profesione. U përurua platforma dixhitale e “Work on Demand” Gati.al

Të Marten e datës 19 Qershor u përurua në Tiranë platforma Gati.al, fituese e çmimit ICT Mobiliteti i Vitit në edicionin e 6-të të Albanian ICT Awards.

Aktiviteti u mbajt në parkimin nëntokësor të Sheshit “Skënderbej” me pjesëmarrjen e një publiku të përzgjedhur.

Gjatë eventit të promovimit të platformës digjitale Gati.al, patëm mundësinë të ndiqnim fjalimet e z. Julian Demeti, themelues i Gati.al; Philipp Keller, Chargé d’Affaires a.i. (I Ngarkuari me Punë a.i.) në Ambasadën e Zvicrës; Dajna Sorensen, Zv. Ministre e Financave dhe Ekonomisë dhe Henry Leerentveld, Drejtor për Evropën Lindore, Swisscontact.

Gati.al është Platforme Dixhitale “work on demand”  – funksionon si një urë lidhëse ndërmjet individëve/kompanive që kërkojnë shërbime dhe profesionistëve/ekipeve/kompanive që ofrojnë shërbime.

Gjithashtu, ajo u shërben të gjithë nxënësve apo studentëve që mbarojnë një shkollë profesionale apo studime në degë specifike.

Deri më sot, Gati.al i shërben tregut shqiptar të kërkuesve të shërbimeve dhe ofruesve të shërbimeve me 2626 profesionistë dhe ekipe profesionistësh të verifikuar, të cilët ofrojnë shërbime në 217 profesione.

Në garën mbarëkombëtare në fushën e teknologjisë Albanian ICT Awards organizuar nga ICTSmedia për vitin e 6-të me radhës, Gati.al triumfoi në kategorinë e Mobilitetit përballë dy projekteve të tjera mjaft ambicioze si Platforma Edukative “Parashkollori” dhe Platformën e Trafikut Urban në Prishtinë.

Julian Demeti, themeluesi i Gati.al Ai drejton kompaninë Albanian Business Partner e specializuar ne fushat e Branding, Web&Mobile Applications si dhe Software.

Ai ka kryer studimet universitare e pasuniversitare për Marketing në universitetin New York Tirana. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shitja e Telekom Albania alarmon ekspertët e ekonomisë

Tags >

Gati.al
Lajmet e fundit>