Lajmet

Uber lançon Health – transporton në spital pacientët

Mar 3 2018
0 Shpërndarje
Me anë të një klikimi të thjeshtë në aplikacion, duke regjistruar emrin e klientit, informacionet mbi trajektoren e transportit dhe orarin Uber lançon Health – transporton në spital pacientët

Ky shërbim do lejojë klinikat dhe mjekët të sigurojnë transportin e pacientëve. Eksperimenti do të nisë për momentin vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku Uber i ofron të gjithë institucioneve mjekësore mundësinë të rezervojnë nëpërmjet një platforme transport për pacientët.

Me anë të një klikimi të thjeshtë në aplikacion, duke regjistruar emrin e klientit, informacionet mbi trajektoren e transportit dhe orarin, pacienti do të marrë një sms në telefon me të gjitha detajet e rezervimit nga ana e klinikës.

Pagesa është në varësi të klinikave dhe çdo gjë tjetër është falas. Sigurisht, nuk mendohet që Uber mund të arrijë deri në nivelet e një ambulance, por është një mundësi shumë e mirë për të afruar në mënyrë sa më efikase pacientët me klinikat.

Tags >

Uber
Lajmet e fundit>