Blog

Uber mbyll 240 llogari nga frika e koronavirusit

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 03 Shkurt 2020
0
Në përgjigje të këtij paralajmërimi, Uber çaktivizoi llogaritë e 240 përdoruesve përkohësisht. Deri më sot në Meksikë nuk ka pasur asnjë rast të konfirmuar të virusit vdekje prurës. Uber mbyll 240 llogari nga frika e koronavirusit

Uber ngriu 240 llogari përdoruesish në Meksikë si masë parandaluese pas dy shoferë kanë udhëtuar me një pasagjer i cili u identifikua si një bartës i mundshëm i koronavirusit.

Më 31 Janar autoritetet Meksikane lëshuan një paralajmërim përmes institucioneve shëndetësore në Mexico City pasi kërkuan informacion rreth një përdorues i identifikuar prej tyre si bartës i mundshëm i koronavirusit.

Në përgjigje të këtij paralajmërimi, Uber çaktivizoi llogaritë e 240 përdoruesve përkohësisht. Deri më sot në Meksikë nuk ka pasur asnjë rast të konfirmuar të virusit vdekje prurës.

Javën e kaluar rrjeti social Facebook premtoi të kufizojë dhe eliminojë dezinformimin rreth koronavirusit të Vuhan në Kinë. Facebook, Google, Amazon dhe Apple kanë vendosur kufizime të ashpra për punonjësit e tyre duke mos i lejuar të udhëtojnë në Kinë.

Deri më sot ky virus ka infektuar mëse 17,000 persona dhe marrë jetën e 361 prej tyre. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Uber tarifon gabimisht përdoruesit 100 herë më shumë sesa kushtonte udhëtimi

Tags >

Uber